Title of article :
Prodhimi i barit të thatë dhe koncentrateve proteinike nga bimët njëvjeçare të vjeshtës dhe bashkëshoqërimet e tyre
Author/Authors :
DOKO, A. Qëndra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore Fushë Krujë, Albania , KASHTA, F. Universiteti Bujqësor i Tiranës, Albania , BARDHI, N. Universiteti Bujqësor i Tiranës, Albania , KARAJ, S. Qëndra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore Fushë Krujë, Albania
Abstract :
Bari i thatë dhe koncentratet proteinike janë të domosdoshëm dhe të pazëvendësueshëm në të ushqyerit e kafshëve. Sigurimi i tyre është më problematik në tokat e pa ujitshme në krahasim me ato të ujitshme, zonat kodrinore dhe ato malore. Nisur nga kjo, për sigurimin e tyre në toka mbi ujë u ndërmor studimi i kultivimit te bimëve bishtajore e graminore të pa bashkëshoqëruara dhe të bashkëshoqëruara me njera tjetrën si dhe vlerësimi i treguesve ushqyes të tyre. Në provë për tre vite u vunë 11 variante, ku u përfshinë kultivime monokulturë dhe të bashkëshoqëruara. Eksperimenti u ngrit në kushte të pa ujitshme, në të cilat është realizuar një prodhimtari prej 85 – 92 kv/ha bar i thatë nga bishtajoret e pa bashkëshoqëruara dhe deri në 109.3 kv/ha në ato të përziera me bimë graminore. Prodhimtaria në bashkëshoqërimet ka qenë deri 15 % më e lartë në krahasim me kultivimet monokulturë të kulturave graminore apo bishtajore. Vlerat ushqimore të barit të thatë të bishtajoreve janë të përafërta me vlerat proteinike që nga literatura (7) rezultojnë për barin e thatë të jonxhës, ndërsa në bashkëshoqërimet, përmbajtja proteinike ulet, por theksojmë se sasia e proteinave për njësi të sipërfaqes është relativisht e njëjtë (5) dhe sigurohet nga rritja e rendimentit nga prania e bimëve graminore në këto bashkëshoqërime. Kështu, në se në barin e thatë të jonxhës gjënden 18 – 20 % proteina, në barin e thatë të bishtajoreve të pa bashkëshoqëruara ka 15.6 – 15.5 % dhe në atë të përzierjeve, përmbajtja e proteinave lëviz nga 13.6 – 15.1 %. Diferenca e përmbajtjes së proteinave midis tyre luhatet nga 2 – 3.5 % (5). Bazuar në të dhënat dhe interpretimin e këtij studimi rezulton se sigurimi i barit të thatë në kushte të tokave të pa ujitshme, nga bashkëshoqërimet e bimëve graminore dhe bishtajore është një rezervë e madhe dhe duhet që kjo praktikë të zgjerohet dhe ti rekomandohet fermerëve (3)
Keywords :
bar i thatë , koncentrate proteinike , graminore , leguminoze , bashkëshoqërime
Journal title :
Albanian Journal of Agricultural Sciences
Journal title :
Albanian Journal of Agricultural Sciences