Title of article :
Një sistem ekspert për vlerësimin e vlerave natyrore të vegjetacionit pyjor
Author/Authors :
KROMIDHA, G. Instituti per Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri, Albania
Abstract :
Vlera natyrore e vegjetacionit nuk mund të vlerësohet objektivisht nga ana sasiore. Faktorët që duhen marrë në konsideratë për të gjykuar mbi vlerën natyrore të një ekosistemi janë të ndryshëm ashtu si edhe rëndësia që duhet ti atribuohet secilit prej tyre. Njohuritë tekniko-shkencore që qëndrojnë në bazë të këtij vlerësimi, të cilat shpesh janë empirike, të paqarta, jo të sakta dhe heterogjene, lidhen midis tyre sipas një skeme dhe procedure logjike pashmangshmërisht subjektive dhe të paqëndrueshme. Variablat e përdorur në analizimin e natyralitetit të vegjetacionit janë të shumëllojshëm, jo njëlloj të përkufizuar në kuptimin ekologjik dhe maten me metoda vlerësimi të ndryshme. Në këtë studim, konceptet e përshkruara, si dhe variablat informative dhe marrëdhëniet midis tyre, që duhen konsideruar në vlerësimin e vlerave natyrore, janë paraqitur dhe organizuar në mënyrë që të krijojnë “një sistem ekspert për vlerësimin e vlerave natyralistike të vegjetacionit”. Faktikisht, ato përbëjnë “bazën e njohurive” të vetë sistemit,ose bashkësinë e informacioneve dhe njohurive që, të paraqitura dhe organizuara në mënyrën e duhur, mund të përdoren për zgjidhjen e problemit të evidentimit të vlerave natyrore të vegjetacionit pyjor. Objektivi kryesor i vlerësimit “Vlera natyrore e vegjetacionit”, është ndarë në tre nyje të nivelit më të ulët hierarkik. Këto nyje përcaktojnë përkatësisht vlerësimin e natyralitetit të vegjetacionit (nyja “natyraliteti”); vlerësimin e diversitetit biologjik të ekosistemeve (nyja “diversiteti biologjik”); dhe identifikimin e vlerave të veçanta shkencore e konservuese (nyja “vlera shkencore-konservative”)
Keywords :
sistem ekspert , natyraliteti , vegjetacioni pyjor , menaxhimi i pyjeve
Journal title :
Albanian Journal of Agricultural Sciences
Journal title :
Albanian Journal of Agricultural Sciences
Record number :
2539174
Link To Document :
بازگشت