Title of article :
VLERËSIMI I GJENDJES SË POPULLATËS SË AÇUGËS (E. encrasicholus, L. 1758) NË ADRIATIKUN JUGLINDOR NËPËRMJET EKOVËZHGIMIT
Author/Authors :
KUKA, BLEDAR Universiteti Bujqësor i Tiranës, Albania , KOLANECI, VALBONA Universiteti Bujqësor i Tiranës, Albania , SPAHO, ENTON Universiteti Bujqësor i Tiranës, Albania
Abstract :
Qëllimi i këtij studimi është monitorimi i gjendjes së popullatës së açugës (Engraulis encrasicholus, L. 1758) nëpërmjet ekovëzhgimit. Monitorimi është kryer nga një ekspeditë e përbashkët në përbërje të të cilës ishin përfshirë kërkues italianë, shqiptarë dhe malazezë, gjatë muajit korrik 2008 në ujrat e Malit të Zi dhe Shqipërisë. Hapësira ujore e hetuar përfshinte brigjet juglindore të Adriatikut nga Gjiri i Kotorit deri në Gjirin e Vlorës me 64 stacione. Vlerësimi i vendndodhjes i popullatave të açugës dhe i densitetit të këtyre popullatave u krye nëpërmjet përpunimit të informacionit akustik të shtresës ujore nëpërmjet aparatit elektroakustik (Simrad EK500) të instaluar në bordin e anijes kërkimore. Ndërsa vlerësimi i parametrave morfometrik u krye nëpërmjet kampionimit me rrjeta pelagjike në disa stacione. Nga përpunimi i të dhënave ekoakustike u vlerësua se densiteti i popullatave të açugës është 14.5 t/nm2 dhe gjatësia mesatare e individëve të popullatës është 11.8 cm. Biomasa totale e llogaritur për të gjithë hapësirën e vëzhguar është 60.95 ton
Keywords :
ekovezhgim , açugë , biomasë
Journal title :
Albanian Journal of Agricultural Sciences
Journal title :
Albanian Journal of Agricultural Sciences
Record number :
2539175
Link To Document :
بازگشت