Title of article :
Inventarizimi dhe vlerësimi i kullotave në Shqipëri
Author/Authors :
PASHO, E. Mediterranean Agronomic Institute of Chania - Department of Environmental Management, Chania
Abstract :
Kullotat përbëjnë një pasuri të rëndësishme të Shqipërise, por ato janë përdorur në mënyrë joracionale në të kaluarën duke shkaktuar degradimin e tyre. Në këte material, janë eksploruar një shumllojshmëri variablash abiotikë, biotikë dhe të menaxhimit të kullotave për kontributin e tyre relativ në degradimin e kullotave, mbas implementimit të inventarizimit të kullotave me teknikat e remote sensing dhe GIS. Variablat abiotikë konsistuan në: lartësinë mbi nivelin e detit, pjerrësitë, kundrejtimet dhe nivelin e erozionit. Variablat biotikë përfshinë indeksin e vegjetacionit dhe komponentët e mbulesës së kullotave. Variablat e menaxhimit të kullotave përfaqesohen nga distanca e kullotave nga burimet ujore, rrugët dhe fshatrat. Të dhënat e studimit u grumbulluan në Shqipëri, ndërsa analizimi i tyre u krye në Greqi (Kretë), në vitin 2007. Studimi tregoi se pjesa më e madhe e kullotave shtrihen në terrene malore, me pjerrësi relativisht të lartë (79%), kundrejtime jugore (44%), nivel të lartë erozioni (30%), pranë rrugëve auto (67%), pranë burimeve ujore (72%) dhe në distancë mesatare nga fshatrat (51%). Kjo gjendje është reflektuar në mbulesën e ulët të vegjetacionit (53%) dhe sipërfaqen relativisht të lartë të mbuluar nga shkëmbinjtë (24%) dhe sipërfaqet pa bimësi (23%). Bazuar në rezultatet e këtij studimi, u arrit në përfundimin se degradimi i kullotave në Shqiperi shkaktohet nga ndërveprimi i faktorëve të papërshtatshëm abiotikë dhe praktikave jorracionale të menaxhimit të kullotjes
Keywords :
Remote Sensing , GIS , variabla abiotikë , biotikë , menaxhim , degradim
Journal title :
Albanian Journal of Agricultural Sciences
Journal title :
Albanian Journal of Agricultural Sciences
Record number :
2539177
Link To Document :
بازگشت