Title of article :
Shkaqet e krizës globale dhe efektet e saj në Shqipëri
Author/Authors :
KOKA, M Universiteti Bujqësor i Tiranës - Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit, Albania , MAZNIKU, L. Universiteti Bujqësor i Tiranës - Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit, Albania , BOZDO, A. Universiteti Bujqësor i Tiranës - Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit, Albania , LUARASI, M. Universiteti Bujqësor i Tiranës - Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit, Albania
Abstract :
Në këtë artikull jane trajtuar problemet të cilat kanë të bëjne me krizën globale aktuale dhe ndikimin e saj në vëndin tonë. Konkretisht jane trajtuar 1. Shkaqet e krizës globale Dallimi ndërmjet tregut të mallrave dhe tregut financiar Këtu shpjegohet fakti që tregu i mallrave dhe tregu financiar dallojnë nga njëri tjetri. Kështu në tregun financiar krijohet një rreth vicioz shtimesh, pa një pikë maturimi si në tregun e mallrave, pikërisht këtu qëndron thelbi i krizës financiare. Roli i bankave në krizën financiare. Shpjegohet roli i bankave në krizën aktuale. Në sferën bankare krijohet një rreth vicioz kreditimesh, sa më tepër rritet procesi i kreditimit aq më tepër rritet kërkesa për hua, në këte mënyrë krijohet një portofol huash pa garancinë e mjaftueshme. Roli i produkteve financiare. Theksohet roli i produkteve të inxhinierisë financiare, të ashtuquajtura derivate financiarë. Për arsye të operimit me derivate financiare, bankat huadhënëse i pakësuan në minimum rezervat e sigurimit për kreditë,sepse i përdorën për të dhënë kredi të reja. Roli i hipotekave te huase.. Përshkruhet kthimi i hipotekave të huasë në tituj obligacionalë, për të siguruar burime kreditimi. Ky fenomen u quajt “Pool creation”, dhe ka një rol të rëndësishëm në krizën globale. Ndryshimi i praktikës së verfikimit të aftësisë paguese të huamarrësve. Në SHBA kredidhënia nuk bazohet më në aftësinë paguese dhe cilësite morale të cdo klienti, por bazohet në analizën e të dhënave statistikore dhe të modeleve ekonometrikë. Ndikimi i krizës së vëndeve aziatike. Kriza financiare e vitit 1997-të në Azinë Juglindore dhe në Rusi, bëri që të krijoheshin likuiditete të tepërta, me të cilat u 0blenë letra me vlerë nga SHBA. Ky fenomen pati gjithshtu rol në shpërthimin e krizës globale. 2. Pasojat e krizës në vendin tonë. Ndikimi i krizës në sistemin financiar dhe bankar. Sistemi yne bankar dhe financiar nuk u perfshi në krizën globale. Arsyet shpjegohen me faktin se sistemi ynë bankar dhe financiar ështe më pak i sofistikuar krahasuar me atë të SHBA-se, ku kriza filloi. Por, ndërkohë treguesit kryesorë të sistemit u prekën nga kjo krizë. Në këtë cështje paraqitet ecuria e treguesve të tillë si; Inflacioni, Depozitat, Rritje e kërkesës së qeverisë për hua, Tkurrja e kredisë për ekonominë.etj. Gjithashtu jepet ndikimi i krizes ne bujqesine shqi petare. 3. Masat për të zbutur efektin e krizës. Këtu përshkruhen masat që institucionet shqipëtare kanë marrë për të zbutur efektet e krizës. Miratimi i nje pakete masash rregullative në fillim të 2008-tës nga Këshilli Mbikëqyres i Bankës së Shqipërise me synim stabilitetin financiar të vëndit. Modifikimi i rregullores për administrimin e rrezikut,dhe konkretisht diversifikimin e riskut, nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë. Perdorimi i instrumentave monetare dhe fiskale 4. Konkluzione dhe rekomandime
Keywords :
Derivate financiare , likuiditete , hipoteka te huase , tregues monetare , tregues fiskale
Journal title :
Albanian Journal of Agricultural Sciences
Journal title :
Albanian Journal of Agricultural Sciences