Author/Authors :
QUKU, D. Universiteti Bujqësor i Tiranës, Albania , LATO, E. Universiteti Bujqësor i Tiranës, Albania , THOMA, H. Universiteti Bujqësor i Tiranës, Albania , AJDINAJ, D. Universiteti Bujqësor i Tiranës, Albania
Abstract :
Termi “Lëndë e sharruar” nenkupton te gjitha produktet, që rezultojnë nga sharrimi gjatësor i trupave, masa më madhe në formën e dërrasave, pllakave, binarëve apo trarëve, ndërsa te tjerat si mbetje, ne formen e anjeve, listelave etj. Në teknologjinë e këtij procesi përpunimi, cilesia e lendes se pare, apo siç emertohet ndryshe cilesia e “trupave te sharres”, ndikon direkt dhe dukshëm në cilësinë e produktit kryesor të sharrimit, dërrasave, ku jo më pak në këtë ndikim bën pjesë edhe prania e nyjeve,që gjenden në trupa, si në aspektin numerik, edhe përmasor të tyre. Pikërisht për të studjuar këtë vartësi dhe shkallë ndikimi, që luajnë nyjet, në cilësinë e lëndës së sharruar, produkt, që i nënshtrohet klasifikimit ne klasa cilesie, u ndermor studimi i meposhtem, i kryer, ne firmen “SANIDA”, e cila, duke përdorur si teknike pune sharrimi sharrat shirit, operon në prodhimin e një sasie vjetore lënde të sharruar, rreth 12000.m3, duke mos përmendur këtu edhe përpunimin e mëtejshëm të dërrasave në detaje bruto apo elemente fine, për karrike, të cilat në pjesën më të madhe eksportohen ne tregun e huaj. Në aspektin metodik, krahas studimit të këtij ndikimi, u përfshi si objektiv edhe roli, që luan në proçesin e prodhimit të lëndës së sharruar operacioni paraprak, ai i seleksionimit të lëndës së parë drunore (trupave të sharrës), si masë vlerësimi sa më e mirë e saj. Për kryerjen e studimit u seleksionuan trupa ahu me gjatësi 2.56, 3.06 dhe 4.06 m dhe diameter 33-60 cm, ne te cilët u nxorr sasia dhe u bë matja e diametrit të të gjithë nyjeve, të pranishme në trupa; më tej u morrën të dhëna mbi pranine e tyre ne produktin e lëndës së sharruar, duke e ndarë këtë të fundit në klasa cilësie, në përshtatje me normat Europiane, dhe së fundi me përpunimin e të dhënave të matjeve, u kalua në llogaritjet përkatese, duke konkluduar ne përcaktimin e treguesve, kryesisht atyre te natyres cilesore, pa permendur ketu edehe rendimentin e prodhimit, të shprehur në përqindje kundrejt vëllimt të lëndës së parë. Duke analizuar studimin vërehet se prodhim me cilësi te lartë lënde të sharruar, japin trupat e cilësisë A, material drunor i perftuar nga pyjet trungishte, ku zbatohen regjime trajtimi dhe masa silvoteknike me pikesynime te qarta rritjeje te drureve, kryesisht per perdorime industriale (trungje te drejte dhe me sa me pak nyje), dhe teknika prerjeje, që demtojne minimalisht trungjet e drureve